Besëlidhja bën autokritikë ndaj Korabit

Tre gola për të marrë 3 pikët në një ndeshje të bukur. Lani e nis mbarë në krye të lezhjanëve

BESËLIDHJA – KORABI  3-0

Shënues: Ndreca 25’, Ajazi 88’, 90+1’

BESËLIDHJA: Bajri, Vocaj, Dore, I. Kamara, Ndreca, Met’hasani, O. Kamara, Hepaj, Frroku, Bangoura (Dyca 55’) , Ajazi. (Në dispozicion: Demi, Përgjoni, Hidri, Malaj, Dushaj).

Trajner: G. Lani.

KORABI: Selaci, Turhani, Shehu, Allmeta, Simonov, Veliaj, Kita (Kaloshi 73’), Murrja Haruni 61’), Hyseni, Osmanllari (Prendi 80’), Çakhvashvili. (Në dispozicion: Laço, Skuka, Raza, Osmani).

KARTONË TË VERDHË: Ajazi 71’/Shehu 24’, Shakhvashvilli  70’, Simonov 71’.

GJYQTARË: O. Ferhataj, E. Pashaj, N. Rrapaj, O. Yzeiraj (Patos)

 

 

Bernard Gjikolaj

Të parët që rrezikuan ishin lezhjanët e Besëlidhjes në të 3’ dhe të 4’ nga dy gjuajtje nga goditja e dënimit diagonal me portën dibrane, por që nuk u shfrytëzuan nga futbollistët lezhjanë që kishin populluar zonën dibrane. Pas disa sulmesh sporadike të vendasve, në të 9’ ishin dibranët që organizuan një sulm dhe në hyrje të zonës lezhjane Çakhvashvilin që gjuan fort, por topi kaloj ngjitur me pingule e djathtë të Bajrit. Në të 19’ lezhjanët e Besëlidhjes fitojnë një korne, që krosohet nga kapiteni Ndreca në pozicion brenda zone godet me kokë I. Kamara, por topi kalon ngjitur me traun e e portës dibrane. Në të 23’ Besëlidhja fiton dy këndore radhazi por në krahë të ndryshëm që ekzekutohen nga Ndreca, por pa rrezik për Selacin. Në të 24’ Besëlidhja fiton një goditje dënimi nga e djathta e sulmit rreth 30 m larg portës dhe në të 25’ ekzekutohet nga Ndreca, topi ndesh lehtas në këmbën e një mbrojtësi dibran duke përfunduar në rrjetë dhe 1-0. Pas pësimit të golit miqtë dibranë mundohen që të organizohen por sulmet e tyre thyhen para zonës nga mbrojtja e Besëlidhjes. Në të 40’ ishte O. Kamara që godet fort nga 30-metra duke e detyruar Selacin që të grushtojë mbi tra në këndore. Në të 42’ ishte përsëri O. Kamara që fut një top në qendër të zonës dibrane për Ajazin, por ky i fundit nuk ja del ta kontrollojë topin, kësisoj e kontrollon Selaci dhe me këtë rast mbyllet fraksioni i parë me shifrat 1-0.

PJESA E DYTË – Në të 54’ Besëlidhja fiton një këndorë që ekzekutohet nga Ndreca, por krosin e kontrollon Selaci. Në të 64’, lezhjanët e Besëlidhjes fitojnë një goditje dënimi ballore, që ekzekutohet nga Hepaj dhe Selaci në gatishmëri e grushton mbi tra. Në të 75’ Besëlidhja organizon një sulm nga e djathta ku Frroku kombinon me Hepajn në zonën dibrane, por topi kontrollohet nga Selaci. Në të 88’ ishte Frroku që sulmon me shpejtësi nga e djathta, sapo i afrohet zonës dibrane pikas Ajazin të zbuluar në qendër të sajë, ja kroson topin lehtas në kokë dhe Ajazi nuk e pati të vështirë që ta dërgonte në rrjetë dhe 2-0. Pas pësimit të golit të dytë dibranët u shthurën dhe në të 90+1 ishte përsëri Ajazi që pasi driblon një mbrojtës mik ja del të shmangë dhe portierin duke e shtyrë “sferën” në rrjetë, kësisoj realizoj dopietën e tij dhe të tretin gol për Besëlidhjen dhe 3-0 rezultat që mbylli edhe gjithë takimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online