Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shipërisë ka njoftuar ditën e sotme se lojtarët titullarë të klubit Besa nuk do të hyjnë sot në fushën e lojës. Kjo për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve financiare karshi tyre.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i vetë klubit. Drejtuesit e Besës, që këtë sezon synon ngjitjen në Kategorinë Superiore, pranojnë se nuk kanë përmbushur detyrimet e plota sipas kontratës si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, që solli me vete edhe një krië financiare.
Ndëkaq bëhet me dije gjithashtu se 70% e titullarëve e kanë përfunduar kontratën e tyre më datë 31 maj, ndërsa nuk nguron edhe të thumbojë Sindikatën dhe kreun e saj, Andi Lilën. Sindikatë pa vulë dhe president pa firmë është mënyra se si klubi Besa e quan SFPSH-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Njoftimi i klubit Besa:
FC Besa pasi u njoh me letrën dërguar nga një “sindikatë” pa vulë dhe me një “president” pa firmë , kërkon të sqarojë tifozët dhe të gjithë palët e interesuara rreth situatës së krijuar në media.
FC Besa, për ish titullarët (70% e të cilëve kanë përfunduar kontratat në datën 31.05.2020), pranon që akoma nuk i ka përmbushur detyrimet e plota kontraktuale dhe kjo si pasoje problemeve me likuiditetin të aksionerëve e cila ka ardhur si rrjedhojë e situatës jo normale që solli pandemia globale. FC Besa garanton qe njeh cdo përgjegjësi dhe detyrim karshi ish titullarëve bazuar në kontratën e firmosur midis palëve. Njëkohësisht fton “presidentin pa firmë” të “sindikatës” të marrë informacione më të sigurta rreth kontratave të lojtarëve para se të dalë në “deklarata bombastike” në media per t’u fshirë nga dështimet e njëpasnjëshme të tij dhe “sindikatës” që drejton.