Besa, Dikson e shpëton ndaj Tërbunit

Besa e dominoi totalisht ndeshjen me raste, 11-metërsh të humbur, dy shtylla e gol të anuluar. Pukjanët rezistojnë por s’e shmangin humbjen

Fatmir Efica

Fiton tri pikë me shumë vlerë dhe starton si duhet fazën e tretë. Shumë naive qe edhe dje Besa teksa gabon raste pa fund. Në të dyja pjesët e lojës. Madje për kavajasit Pasha shpërdoroi një 11-metërsh në 68’ kur rezultati qe i mbërthyer në shifrat e bardha. Por fati e desh që Besa nuk u dekurajua pasi 11’ më vonë arriti të shënojë e të fitojë një 3-pikësh të ccmuar. Në limit Besa përplasi dhe dy herë topat në shtyllën e sipërme të portës pukjane nga Onu në 86’ e Oshafi në 90’+1. Miqtë “u ngujuan” me shumë forca në prapavijën e tyre. Bënë gjithccka të mos dilnin pa pikë, por te momenti i golit të Besës janë treguar të pavëmendshëm për të mbuluar qendërmbrojtësin kavajas Dikson që kreu atë shkëputje fantastike me kokë duke nderuar Besën dhe bërë që Tërbuni të largohet nga Kavaja me pezmatimin që sjell humbja. Besa e ka dominuar lojën jo thjesht me qarkullimin e dendur të topit, krijimin e zotërimin e një epërsie territoriale në mënyrë të padiskutueshme në cdo komponent, por edhe duke pasur një ”garë” mbi rastet e humbura nga disa prej futbollistëve. Natyrisht, përgjegjwsia për të mbyllur këtë takim me fitore ishte e tillë që krijoi edhe një presion psikolgjik për të shënuar sa më shpejt duke humbur qetësia në finalizim edhe në momentet me ideale sicc ishte 11-metërshi apo topat që kalonin ngjitur me vijën fatale e aty mungonte thjesht një “majë këpuce” për të shënuar. Mungesa e Nimanit me shumë përvojë bëri që Tërbuni të zbresë rrallë në zonën e Besës pa krijuar ndonjë rrezik serioz te porta e Mirakës. Besa ka arritur fitoren e tretë radhazi dhe ka bërë një hap për të krijuar që në start një shkëputje sado të vogël në pikë karshi ekipeve të pesëshes së dytë që luftën për mbijetesë e kanë bërë pjesë të një “nervi” që deri në fund do të ketë plot zhvillime për të cilat Besa, paçka se me pak vonesë, duket se tanimë është ndërgjegjësuar për vështirësitë e ndeshjeve. Tërbuni, megjithë përpjekjet që bëri ndaj Besës, i mbetet ta rikuperojë këtë humbje në Kavajë, me pikë të fituara në ndeshjet e tjera shtëpiake apo dhe ndoshta dhe në transfertë.

Pas ndeshjes…

Edmond Kodra, zv. trajneri i Besës: “Morëm një fitore të çmuar. E kontrolluam lojën dhe patëm epërsi të dukshme. Humbëm një 11-metërsh por nuk u dekurajuam. Shënuam një gol që duket pak në raport me faktin që s’patëm “frena” në lidhje me rastet e shumta të shpërdoruara. Goli ynë erdhi nga fakti që besuam në forcat e aftësitë tona. Në pushim i kërkuam futbollistëve të përmirësojnë në 45’ e dyta lojën në krahë dhe nëpërmjet harkimeve rritëm presingun. Krijuam shumë raste para portës kundërshtare. Them se për këtë tripikësh në fushë ne i bëmë të gjitha për ta merituar fitoren. Fillimi mbarë fazën e tretë na motivon. Ndjehemi të keqardhur që po luajmë në pesëshen e dytë, por në këtë grup duam të mos rrezikojmë”.

Kreshnik Krepi, trajneri i Tërbunit: “Jemi mbrojtur fort pasi e dinim që kjo transfertë kështu do të shkonte. Me shkallë vështirësie. Kam dyshime në lidhje me 11-metërshin e dhënë për Besën dhe aksionin nga erdhi goli që pësuam. Mendoj se topi i harkuar kishte kaluar vijën fundore. Nuk më vjen mirë që tifozët e një ekipi si Besa me aq shumë tradita irritohen në atë mënyrë me futbollistët tanë që patën dëmtime e po kërkonin ndihmë nga stafi mjekwsor. Na mungoi Nimani për shkak të kartonëve dhe me një lider si ai mund të kishim bërë diçka më shumë”.

BESA – TERBUNI 1-0

Shënues: Dikson 79’

BESA: Miraka, Perja, Dikson, Ramilli, Biba (69’ Oshafi), Deliallisi, Mihani, Pasha, Cara (62’ Br. Brahimaj), Thaçi (80’ Duka), Onu. (Në dispozicion: Puja, Bushi, Selita, Bushati). Trajner: B. Sinella.

TERBUNI: Rexhepi, Rrustemaj (88’ Zagani), Beci, Bala, Prendi, Pepa, Mezini, Saliaj, Hasaj (57’ Shytani), Shaba (84’ Hoxha), Gjini. (Në dispozicion: Mehidri, Ujkaj, Blinishta, Arkanjo). Trajner: K. Krepi.

GJYQTARË: B. Ziri, E. Veseli. E. Burgu (F. Krujë)

KARTONË TË VERDHË: Biba 70’ (në pankinë) / Beci 67’, Gjini 71’

 

Shënim: Në 68’ A. Pasha i Besës humb 11-m, pret Rexhepi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *