E gjithë vëmendja në Itali është kthyer nga Zllatan Ibrahimoviç. Këtë herë jo në fushën e blertë të “San Siros”, por në skenën e San Remos. Suedezi ka qenë i pranishëm në një konferencë për shtyp përpara fillimit të festivalit prestigjoz të këngës italiane, ku ka folur edhe për ish-presidentin e tij, Silvio Berluskoni.
Sulmuesi 39-vjeçar është shprehur se edhe nëse Berluskoni do të ishte ende në krye të Milanit, do i kishte dhënë miratimin për të qenë pjesë e San Remos. Madje më tej tregon edhe një detaj interesant, teksa zbulon se e ka shitur pa lejen e tij drejt PSG-së në kohën kur mbante postin e presidentit të “djajve”.
“Berluskoni? Sipas mendimit tim ai do të më kishte dhënë lejen për të ardhur. Jam i sigurt sepse kam një marrëdhënie të mirë me të, ai më do shumë edhe nëse më dërgon në Paris pa lejen time. Paratë? Ata nuk janë të rëndësishëm. Kur ju bëni gjëra ata kanë një vlerë, por në botën time është e padobishme. Unë e bëj këtë gjë me zemrën time për t’i treguar të gjithëve se unë jam shumë mirënjohës për atë që Italia ka bërë për mua dhe unë jam duke kërkuar për të dhënë sa më shumë që të jetë e mundur”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/