Nëse do të përsërisnin te Monza një pjesë të asaj që bënë me Milanin, Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi me siguri do të ishin të gëzuar. Galliani dhe Berlusconi dikur e bënë Milanin klubin më të suksesshëm të futbollit në botë, dhe tani ata punojnë së bashku te Monza.
Së fundmi fituan një biletë në Serie A dhe duket se nuk duan që të jenë thjeshtë kalimtarë në nivelin më të lartë të futbollit italian. Paraditen e së shtunës, mediat italiane raportuan lajmin për një transferim rekord të Monzas me vlerë 10 milionë euro.
Futbollisti i ri i Monzas do të bëhet Nicolo Casale, i cili vjen nga Verona për 10 milionë euro, përfshirë bonuset. Casalea kërkohej shumë edhe nga Lazio, por Monza ishte më i shpejtë, gjë që flet mjaftueshëm se sa i qëndrueshëm dhe i fortë financiarisht është anëtari i ri i Serisë A për t’iu kundërvënë klubeve më të mëdha. /Sport Ekspres/