Berisha ul në stol Ylber Ramadanin, trajneri i beson nga minuta e parë kundër Lacios

Medon Berisha po shndërrohet në një titullar fiks të Leçes. Mesfushori i talentuar shqiptar po bind trajnerin, që pas kthimit nga dëmtimi po i beson vendin në formacion. Edhe këtë herë, Berisha ka ulur në stol Ylber Ramadanin.

Xhampaoli ka ardhur në krye të pankinës me hierarki të reja, teksa po i beson Medonit mesin e fushës. Ndeshja është e vlefshme për javën e 17 të Serisë A dhe do të nisë në orën 20:45./Sport Ekspres/