Portieri kaloi frikën e huazimit dhe tani që është i Atalantës, ndihet si një tjetër njeri
Si është të jesh gjithmonë në provë dhe ende nuk është caktuar e ardhmja jote? Këtë gjë e di më mirë Etrit Berisha, që më në fund e zgjidhi çështjen dhe u bë futbollist i Atalantës, duke u larguar përfundimisht nga Lacio, aty ku një tjetër shqiptar i mori vendin, pra Thomas Strakosha. Ja se si shpreht ai për “L’Eco di Bergamo”, në intervistën e dhënë: “Është ndryshe, ndjehem më i qetë, e kam mendjen vetëm te puna që duhet të përballoj. Vitin e kaluar, sa më shumë kalonte koha, aq më shumë besoja dhe shpresoja te blerja nga Atalanta. Dëshiroja shumë që të bëhesha pjesë e projektit.
E desha që në fillim, imagjinoje pak pastaj pas një sezoni të tillë dhe një vendi të katërt”. Sakaq, portieri i Shqipërisë, që tani do të jetë në konkurrencë edhe me Thomas Strakoshën. Berisha zbulon edhe kur mori ljamin e gëzueshëm: “Në fund të sezonit të kaluar, duke folur me drejtuesit. Pastaj, kur isha në shtëpi, në Prishtinë, mësova për zyrtarizimin. Jam i lumtur, dëshira ime ishte ajo që të vazhdoja, jam ndjerë mjaft mirë me klubin, trajnerin dhe tifozët”.
Ndërkohë, te Atalanta kanë mbërritur edhe futbollistë të rinj dhe mes tyre, ata që i kanë rënë në sy portierit janë Gosens dhe gjiganti Kornelius: “Po mundohem t’i njoh. Si për impakt të parë, më kanë bërë përshtypje Gosens dhe Kornelius. i pari është një mbrojtës i aftë, ndërsa i dyti është një sulmues i fortë fizikisht, por edhe i shpejtë”.
Te Kalmari, në Suedi, padiskutim që ishte ndër goditësit më të mirë të penalltive, ndërsa këtë “zakon” e ka harruar pak, edhe pse jo shumë. “Unë do të isha gati t’i gjuaja, por në Itali nuk ekziston pritja për të pasur një portier që gjuan penallti. Ka pak besim, në rast gabimi je i hapur ndaj një kundërsulmi. Por me mua nuk ndodh, unë nuk gaboj”.