Etrit Berisha bëri disa pritje të rëndësishme duke shpëtuar rezultatin. Për “RTSH”, ja se çfarë tha ai: “Pjesa e parë jo e mirë. Me futjen në fushë të Bashës dhe Memushajt u gjallërua loja jonë dhe patëm epërsi numerike në mesfushë dhe patëm shanse. Goli ynë ishte i merituar. Më pas, ishim duke udhëhequr dhe donim të mbronim. Penalltia? E dyshimtë, duhet ta shoh sërish… Fola me arbitrin, por ai s’mund të ndryshonte gjë. Pasi barazuan, ata donin ta fitonin ndeshjen, por ne u përpoqëm që ta mbronim. Edhe pika vlen në këtë moment. U munduam të krijonim mundësi për kundërsulm, por kështu shkoi. Alioski? Ai e rrezikoi portën, por ata edhe në pankinë kanë të mirë, siç edhe u pa. U munduam ta mbronim dhe të jemi kompaktë, por vendimi i gjyqtarit, apo moment i diskutueshëm, vendosi barazimin. Ndryshe, ishim kompaktë”.