Bëri mrekullinë në Kategorinë e Parë, Ditmar Bicaj mund të jetë goditja e madhe e Tiranës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ditmar Bicaj ka bërë mrekullinë me Burrelin në Kategorinë e Parë. Një skuadër me thuajse zero investime e pa veten papritur afër ngjitjes në Superiore. E gjithë puna e mirë e bërë me Burrelin, nuk mund të kalonte pa marrë vëmendje.

Sipas informacioneve të fundit, disa oferta kanë ardhur në tryezën e Ditmar Bicajt. Një prej atyre më sfiduese është padyshim ajo e Tiranës në Superiore, që do t’i jepte një tjetër jehonë punës dhe suksesit të Bicajt si trajner. Në kushte të tilla mes krizës së kaluarës dhe situatës së vështirë, një trajneri si Ditmar Bicaj mund të ishte shpëtimi i bardhebluve pasi kryeqytetasit ndanë rrugët me Bledi Shkëmbin. /Sport Ekspres/