Bëri foto me Riad Mahrez të City-t, tifozin e Manchester United e pushojnë nga puna

Një foto i ka kushtuar vendin e punës Craig Willis. 37-vjeçari i ka kërkuar një foto sulmuesit të rivalëve të ekipit të tij të zemrës, Riad Mahrez, e cila do i sillte telashe tifozit të Manchester United. Arsye për këtë ishte thyerja e distancës sociale prej 2 metrash nga ana e Willis.

Këtij të fundit i është kërkuar nga shefi të mos kthehet më në punë pas këtij episodi. Babai i 6 fëmijëve është shprehur se foton e bëri për një mikun e tij, tifoz i Manchester City, ndërsa thekson se Mahrez nuk e pati aspak problem të shkrepte një foto në të tillë distancë me të.

Sipas “The Sun”, edhe klubi i Guardiolës ka reaguar, duke bërë me dije se futbollistët nuk shfaqin rrezik për infektim. Kjo për vetë faktin se secili lojtar i tyre testohet për Covid-19 çdo 3 ditë përpara ndeshjeve të Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *