Berat Gjimshiti ka shkëlqyer në mbrëmjen e djeshme në finalen e Europa League kundër Leverkusenit. Me shiritin e kapitenit në krah, Gjimshiti ka festuar fitimin e trofeut të Europa League me shifrat 3-0.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Gjimshiti ka marrë puron dhe e ka ndezur, duke përsëritur skenën që ka krijuar tanimë Ançeloti pas sukseseve të tij me Real Madridin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/