Berat Gjimshiti i kthehet niveleve të larta, media italiane i jep notën më të lartë: I shkëlqyer, i hoqi topa të rëndësishëm Interit

Berat Gjimshiti duket se e ka hedhur pas krahëve periudhën e vështirë te Atalanta. Mbrojtësi shqiptar po merr gjithnjë e më shumë minuta së fundmi, ndërsa ndeshjen e sotme ishte në fushë titullar kundër 11-shes së Inzagit.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi po i kthehet sërish niveleve të larta dhe këtë e dëshmoi edhe sot në fushë kundër Interit. “Tuttomercatoweb“-i e ka vlerësuar Gjimshitin me notën 6.5, më e larta e dhënë për lojtarët e Atalantës.

“I shkëlqyer në qendër të zonës, duke u hequr disa topa të rëndësishëm sulmuesve të Interit dhe duke i larguar ata pa i kushtuar shumë rëndësi estetikës“, ka shkruar media e njohur italiane në vlerësimin e saj për Berat Gjimshitin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *