Berat Gjimshiti është për t’u duartrokitur, i dhuron para shqiptarëve në nevojë në Luginën e Preshevës

Berat Gjimshiti është një prej lojtarëve të Kombëtares që luan në nivelin më të lartë të futbollit të Europës, Seria A. Por mbrojtësi i Atalantas nuk e ka harruar për asnjë moment vendin e tij të origjinës. Së fundmi Gjimshiti ka vendosur të japë një shumë të konsiderueshme për familjet në nevojë në Luginën e Preshevës. Këtë e ka bërë duke kontribuar në Fondacionin Humanitar “Spektri dhe Miqtë”.

“Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit. Nuk e shohim të nevojshme ta përshkruajmë kush është Berat Gjimshiti sepse nuk besojmë që ekziston Shqiptarë që nuk din për yllin Tërnocas, futbollist i kombtares Kuq e Zi. Por me kënaqsinë më të madhe po ju njoftojmë se Berat Gjimshiti i dhuroi një donacion finansiarë të konsiderueshëm Fondacionit Humanitar “SPEKTRI DHE MIQTË” që do ti dedikohet Familjeve skamnore me nevoja të veçanta të Luginës së Preshevës por jo vetëm kaq, tash e tutje autoriteti i Beratit do të shfrytëzohet në Referencën e Fondacionit për aplikim edhe te Donatorët e huajë”, shkruhej në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online