“Berat Gjimshiti e kishte luajtur pjesën e luanit”! Kualifikimi në Kupën e Italisë, media italiane vlerëson: Gabimi që bëri në fund nuk kishte rëndësi fare

Atalanta fitoi me shifrat 3-1 ndaj Sasuolos dhe arriti të kalonte më tej në Kupën e Italisë. Ky takim ishte edhe një derbi shqiptarësh pasi e nisën si titullarë Berat Gjimshiti nga njëri krahë dhe Nedim  Bajrami në tjetrin.

Beragmoesport e ka vlerësuar paraqitjen e Gjimshitit me një notë të lartë, 7. Mbrojtësi shqiptar gaboi vetëm në golin e sekondës së fundit të takimit, por atëherë ndeshja thuajse kishte përfunduar dhe të gjithë prisnin vërshëllimën e arbitrit.

“Gjimshiti shpëtoi një gol të Mulattieri që për pak sa nuk u shënua. Prandaj nuk ka nevojë të kritikohej për golin e pësuar nga Boloca në të 95, për të ndeshja kishte përfunduar. Humbi ekuilibri kur nuk kishte më asnjë lloj rëndësi dhe kryesorja, mbi të gjitha, pasi e kishte luajtur pjesën e luanit”, thuhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *