Bëni gati “fishekzjarret”! Finalja e “Champions League”, premtimi i Alphonso Davies

Pas superndeshjes së Europa League Sevilla-Inter, ditën e sotme do të kemi mundësinë të shikojmë finalen midis dy ekipeve më të mira në botë, PSG dhe Bayern. Të dyja skuadrat vijnë nga një fitore 0-3 në gjysëm finale ku Bayern Munchen mundi Lyonin ndërsa Paris Saint Germain mposhti Liepzig. Përveç triumfit ekipor, kjo finale do të përcaktojë se cili lojtar është më i miri në planet, Lewandoeski apo Neymar.

Të dyja skuadrat kanë një sulm të shkëlqyer, ku nga ana e francezëve përmendim Neymar, Mbappe, Di Maria dhe Icardi, ndërsa nga ana e gjermanëve eshtë Gnabry, Muller dhe Lewandowski. Kjo ndeshje padyshim premton gola dhe një lojë spektakolare. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe mbrojtësi i krahut të Bayernit, Alfonso Davies.

“Do të jetë një super ndeshje, do të ketë gola. Kjo është ajo që secili prej nesh ëndërron si futbollist, që më të mirët të luajnë kundër më të mirëve. “- u shprej 3 ditë më parë Davies. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online