“Bën vetëm gjëra elementare”/ Klopp dirthëron tifozët e Liverpool: Do e shisja Salah nëse me ofrohej ky lojtar”

Fitimi i trofeut të Champions League sezonin e shkuar dhe rruga e sigurtë drejt titullit kampion në Premier League këtë sezon duket se nuk e kënaq Jurgen Klopp. Trajneri gjerman shpreh rezerva për lojtarët e tij teksa kërkon nga këta të fundit jo thjesht të luajnë e të qarkullojnë topin port ë jenë vendimtarë në fushë. Së fundmi tekniku ka befasuar me një deklaratë të tijën për Momo Salah. Ndaj sulmuesit egjiptian Klopp nuk duket fort i kënaqur ndonëse për momentin Salah është nga më të mirë jo vetëm në Angli por edhe në Europë.

Lulëzimi i talenteve të rinj e bën Klopp të tërhiqet shumë pas tyre duke menduar edhe për të ardhmen e ekipit e jo thjesht për të tashmen. I dashuruar pas kampionait gjerman Klopp vijon të ndjek me shumë kujdes lojtarët e Dortmund. Në dëshirën e gjermanit mbetet Jando Sancho. Sulmuesi 19-vjeçar sipas Klopp do të ishte ideali për të zëvendësuar Salah dhe në merkaton e verës nuk do ta mendonte dy herë një shkëmbim kokë më kokë mes lojtarëve.

“Unë e shikoj Momo Salah çdo javë, dhe numrat e tij janë befasues. Ju po ashtu e shikoni Salah dhe djali bën gjëra gjeniale, por ai bën gjithashtu thjesht gjëra elementare. Ai madje nuk mund të kalojë një top pesë metra, ai duket se vazhdon të luajë me topin, ku përpiqet t’i tërheqë të gjithë lojtarët nga çdo anë që është ai. Nëse ai po del nga krahu i djathtë mbi të majtën, përpiqet ta luajë atë si një sulmues i vetëm përmes një grumbulli  lojtarësh. Por ai ende bën vetëm  gjërat themelore, është vërtet shumë pak.

Megjithatë, numrat e tij janë të frikshëm dhe ai shënon një gol qesharak në Premier League dhe Champions League. Unë mendoj se nëse do të shesë njeri dhe do të duhej të shesësh një, nuk do të shesja asnjë sikur të isha Jurgen Klopp, por nëse dikush do të shkonte dhe do t’i ofroje Salah për dikë si Jadon Sancho, unë ndoshta do ta pranoja atë shkëmbim”- ka thënë Klopp./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online