“Bën sikur është pronari i klubit”, Vajushi kërkon shkarkimin e administratorit të Vllaznisë pas çudisë me Xhaferin

Në momentin që Vllaznia po gjen sërish vetveten dhe po i rikujton tifozëve kohët e saj më të mirë me fitoret e marra në këtë sezon të ri, përplasja mbërrin në kampin shkodran falë administratorit të ri, Nakut.

Teksa pritej fillimi i ndeshjes së Kupës me Elbasanin, administratori që monitoronte listën e personave që lejoheshin në stadium nuk kishte shënuar edhe emrin e sponsorit Alban Xhaferi. Ky i fundit e kishte të pamundur që të hynte në stadium pasi u ndalua nga policia. Menjëherë do të nisnin edhe akuza të forta mes tyre, në një debat tërësisht të evitueshëm nëse administratori nuk do të kishte gabuar.

Për këtë arsye, një prej dashamirësve dhe njëkohësisht personave që merrte specifikisht vetëm me Vllazninë, Ermir Vajushi, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Benjamin Nakut nga Vllaznia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *