Shtatë fitore e një barazim, 35 gola të shënuar e 3 të pësuar: Belgjika është një makinë e jashtëzakonshme, të paktën në eliminatore, sepse është kualifikuar që sot për në Kupën e Botës.
Belgët luanin në Greqi dhe ishte një sfidë vendimtare sidomos për vendasit, nën presion të madh pas barazimit dëshpërues kundër Estonisë para pak ditësh.
Megjithatë, Belgjika ka shumë klas brenda dhe në fund arriti të merrte një fitore 2-1, me 3 gola në 4 minuta!
Vertongen shënoi për belgët në minutën e 70-të, Zeka barazoi 3 minuta më pas, por festa greke u shuajt për një minutë nga i zakonshmi Lukaku.
Me falënderime të përzemërta, Bosnje-Hercegovina fitoi 4-0 në Gjibraltar (2 gola Xheko) dhe tashmë ka marrë vendin e dytë në grupin H, por në tetor do presë Belgjikën.