Vllaznia arriti të fitonte me shifrat 0-2 ndaj Bylisit në Kupën e Shqipërisë. Goli i parë u shënua nga Jonuzi, ndërsa i dyti nga Kaina. Jonuzi ishte i pranishëm në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari. Lojtari i shkodranëve zbuloi edhe ngacmimet që vijnë në kampin e Vllaznisë sa i përket moshës së Bekim Balaj.
“Jemi shumë të kënaqur nga fitorja sot se Ballshi është shumë agresiv. Jemi shumë të lumtur pasi kemi ndeshjen e kthimit dhe tani i presim në ndeshjen e radhës. Goli që më shijoi më shumë? Normalisht ai goli në kampionat me Partizanin më shijoi më shumë, rëndësia e ndeshjes është kryesore. E përmbysëm ndeshjen atje dhe prandaj ka më tepër rëndësi.
Gara për titull është e fortë, edhe ekipet e fundit të tabelës janë agresive. Bekim Balaj? Dihen cilësitë e tij, është lojtar i Kombëtares. Do të na ndihmoj shumë në fazën e sulmit, pasi ne prodhojmë shumë. Nuk ka të bëj mosha e Bekimit, ai e njeh kampionatin, mentalitetin. Ka shumë ngacmime dhe batuta për Balajn, sidomos për moshën. Shkodranët mbahen për batuta, kukësianët nuk mbahen për batuta”, tha Jonuzi. /Sport Ekspres/