Bekim Balaj po vazhdon me thatësirën edhe në aventurën e re në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar për Nizhny Novgorod, atje ku ende nuk ka arritur të shënojë. Në ditën e sotme është luajtur ndeshja e katërt e kampionatit, ku është humbur me shifrat 1-2 ndaj UFA. Balaj i ka zhvilluar të 4 takimet si titullar, duke qenë për minutat e plota në fushën e blertë.
Megjithatë sulmuesi duket se e ka harruar tërësisht nuhatjen me portën kundërshtare. Nëse do të kërkojmë për golin e fundit të Balajt, duhet të rikthehemi në vitin 2020. Realizimi i fundit i përket ndeshjes mes Sturm Graz dhe St Polten që është zhvilluar në 19 dhjetor të vitit 2020. Më pas Balaj do të kthehej si lojtar stoli te austrikat, për t’u detyruar që të largohet. /Sport Ekspres/