“Bekaj është heroi i tyre, falët tij dolëm 0-1”, trajneri i Zrinjskit “qan” rastet e humbura: Do kishim mbyllur gjithçka që dje

Zrinjski u largua me fitore nga kryqyteti shqiptar mbrëmjen e djeshme. Kampionët e Bosnje-Hercegovinës mposhtën Tiranën me rezultatin 0-1 falë një penalltie të përkthyer në gol nga Bilbija në minutën e 12. Trajneri i boshnjakëve ka folur për “Meridian Sport” pas kësaj sfide, ku treguar pështypjen e tij për atë çfarë pa në fushën e lojës.

Sipas Jakiroviçit, Zrinjski kontrolloi gjithçka dhe mund ta mbyllte historinë e kualifikimit që në këtë përballje. Kreu i pankinës së skuadrës boshnjake i jep meritat kryesore portierit Visar Bekaj, të cilin e konsideron heroin e Tiranës.

“Mendoj se bëmë një lojë shumë të mirë, që kontrolluam absolutisht gjithçka, përveç atyre 15 minutave pas golit. Më pas hyri një panik mes nesh dhe nuk mundëm ta mbanim topin për shumë kohë. Pas kësaj vendosëm kontrollin, krijuam shumë shanse të mira dhe ndoshta ne mund të përfundonim gjithçka sonte (dje).

Vetëm nga fakti që portieri i tyre pati gjashtë pritje, është e qartë se ai është heroi i tyre dhe se ai e meriton faktin që rezultati përfundimtar është vetëm 0-1. Kjo i jep skuadrës një rritje shtesë të besimit. Ne luajtëm ndeshjen e tretë dhe sa herë që luajmë dukemi gjithnjë e më mirë gjë që është normale pas përgatitjeve. Duhet të jemi të përqendruar, serioz dhe të kalojmë në raundin e tretë”, ka thënë Sergej Jakiroviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *