Ardi Behari mori vetëm para pak ditësh drejtimin e skuadrës së Flamurtarit, por vetë ai e pranon se nuk ishte ndryshimi në stol ai që solli suksesin ndaj Teutës.
“Kur një ndeshje e nis në disavantazh me një penallti që lë vend për diskutim vështirësohet gjithçka. Gjithsesi, them se e kaluam edhe atë moment me dorën në zemër pasi jemi mësuar”.
“Asgjë nuk ka ndryshuar në skuadër. Nuk mund të themi se ka ndryshuar ardhja jonë. Vetëm po të ishim magjistar do ndryshonim diçka në kaq pak ditë. Puna e stafit të kaluar është që duhen përshëndetur. Lojtarët janë bërë më të përgjegjshëm. Nuk ka ndryshuar gjë”.
“Është shpejt për të menduar Europën. Ishte një ndeshje që në letër duhej fituar. Diferencat në letër ishin të mëdha mes nesh dhe kundërshtarit. Qëllimi imediat i joni ishte të ndryshonim situatën. Lojtarët janë ata që kanë qenë në vendin e dytë. Duhe t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe në fund të bëhen llogaritë se ku mudn të arrijmë”.
“Është një zgjidhje brenda familjes. Të gjithë kemi pjesë te ecuria e skuadrës, si pozitive ashtu dhe negative. Unë nuk e di si do shkojnë gjërat më vonë. E rëndësishme që skuadra të dalë nga gjendja ku ishte”.
“Unë jam mësuar me situata të tilla, nuk asgjë të vështirë. Jemi të gjithë bashkë që punojmë për ndryshimin e situatave.”