Begeja: Skuadra i zbatoi detyrat, jetojmë me llogari

Trajneri i Teutës, Gentian Begeja, është shfaqur mjaft i kënaqur për emisionin “Gol pas goli” në Supersport, teksa ka përgëzuar të tijtë, pasi kanë zhvilluar një ndeshje perfekte.

“Ishte një fitore shumë madhe për pozitat që jemi dhe për hapin fals që bëmë me Kamzën. Sot kishte shpirtë gare, luftë më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës. Sot pash një skuadër që nuk kam çfarë të them, i kreu të gjitha detyrat. Është vetëm një fitore dhe kemi ndeshje të tjera shuam të forta. Është vetëm në kuadrin e një trepikëshi”.

“E kam thënë dhe më parë që skuadra nuk është se ka lojtarë të veçantë, por forca është grupi, diçka që u tregua dhe sot, pas kësaj ndeshje. Uroj që të vazhdojmë të luajmë mirë dhe të marrim pikët që janë jetike për ne”.

“E kishim planifikuar lëvizjen e Hrkaç dhe ishim disi të detyruar ta bënim këtë ndryshim, pasi kemi pasur vështirësi në ndërtimin e aksioneve”.

“Ne jetojmë me llogaritë. E rëndësishme është të marrim pikët tona dhe më pas të shohim rivalët”.

“Duke parë përbërjen e kundërshtarit, duke parë që kanë lojtar me cilësi dhe luajnë në linjat anësore kishim marrë masat tona që të mos lejonim hapësira në ato zona dhe meritë ka e gjithë skuadra. Kem luftuar dhe kemi mbrojtur si skuadër së bashku me Latifin e Kujën që janë sulmues”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *