Trajneri Gentian Begeja pas ndeshjes së humbur kundër Flamurtarit ishte shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, duke theksuar se Flamurtari e mori fitoren nga gabimet e të besuarve të tij.
“Kemi pasur 3 mungesa shumë të rëndësishme. Kontingjenti jonë është i paktë. Sa i përket lojës ja kemi falur golat kundërshtarit. Tre gola amatoresk, pa i hequr meritë kundërshtarit. Ja dhuruam ne fitoren kundërshtarit”.
“Skuadra nuk dha atë që ka dhënë në ndeshjet e fundit, apo më saktë në takimin me Vllazninë, ku skuadra kishte dëshirë dhe grintë e mbi të gjitha fituan ndeshjen. Kjo ishte kritika që u bëra lojtarëve në fundin e pjesës së parë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Në këto pozita jemi. Sot vetëm rezultati pozitiv na ndihmonte. Lojtarët nuk kishin atë shpirt gare si me Vllazninë”.
“Na mungonin lojtarë me peshë. Ne nuk e kemi interpretuar mirë pjesën e parë, sidomos kur ishim dhe në avantazh. Ja falëm golat kundërshtarit”.