Befasi nga Laçi, largohet trajneri Mezani

Skuadra e Laçit e arriti objektivin e saj për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës, por nuk mundi dot që ta mbyllte me trofe. Ka pasur ndryshime që pas përfundimit të finales së Kupës së Shqipërisë, pasi nga skuadra janë larguar disa futbollistë. Befasia më e madhe vjen sot nga kampi kurbinas.

Siç raporton “Supersport”, trajneri Gentian Mezani e ka ndërprerë bashkëpunimin me bardhezinjtë. Ky “divorc” ka ardhur për arsye personale të 38-vjeçarit. Kurbinasit tani duhet të kërkojnë një timonier të ri sa më parë pasi ndeshjet e Europës janë shumë pranë.

Me Mezanin në stol mund të thuhet se vlonjati ka pasur rezultate të kënaqshme, duke marrë në konsideratë që ka pasur në dispozicion skuadrën me moshën mesatare më të re në Superiore. Kjo ka qenë eksperienca e dytë e Mezanit si trajner i parë, pasi më herët ka drejtuar për pak kohë dhe skuadrën e Flamurtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online