Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, së shpejti duhet të shpallë listën e lojtarëve në të cilët do të shkojë në Europian, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se ai tashmë ka marrë një vendim të papritur dhe se Mats Hummels nuk do të ftohet.
Bild njoftoi mëngjesin e sotëm se Nagelsmann mori një vendim që befasoi publikun në Gjermani dhe se Mats Hummels nuk do të marrë ftesë për në Euro24 edhe pse po luan shumë mirë me fanellën e Borussia Dortmundit.
Pak ditë më parë, Hummels e çoi Dortmundin në finalen e Champions League me golin e tij ndaj PSG-së dhe opinoni në Gjermani ishte i sigurt se mbrojtësi me përvojë do të ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Evropian, por siç qëndrojnë gjërat, nuk do të ndodhë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/