Dejvi Bregu do të vijojë të luajë për Luftëtarin, edhe pse vetëm për pak kohë.
Talenti vlonjat, i cili që në janar u bë i Skënderbeut, por vazhdoi të luante me Luftëtarin, tashmë do të bashkohet me gjirokastritët, duke parë se Skënderbeu nuk luan dot në Kupat e Europës.
Marrëveshja për 22-vjeçarin është mbyllur dhe sulmuesi do të zbresë të enjten në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Millosh Kostiç, raporton Supersport.
Në këtë mënyrë, sulmi i Luftëtarit përforcohet ndjeshëm, që do të thotë se duhet zëvendësuar vetëm Abazaj. Më pas, gjetja e pasuesit të Bregut do të ndodhë pa sforcim e nxitim.