Në Kosovë ka nisur kampionati i futbollit dhe dita e sotme ka prodhur një spektakël të vërtetë sa i përket golave të shënuara. Feronikeli ka mundur në shifrat 4-0 Gjilanin, ndërsa heroi kryesor i takimit ishte Bedri Greca. Ky i fundit arriti që të shënonte tre gola, duke mbajtur në shpatull ekipin e tij për ta dërguar në këtë sukses. Por kjo përballje ishte e veçantë për Grecën, pasi në krahun tjetër ndodhej ish-ekipi i tij dhe më veçanërisht Gentian Mezani.
Kur lojtari i dalë nga Superiorja do të vazhdonte me Gjilanin, papritur do të zyrtarizohet edhe largimi i tij teksa po shkëlqente në Kosovë. “Nuk e di se përse më largoi Mezani nga Gjilani. Ndoshta paaftësia e tij, i ka frikë lojtarët si unë”. Ndërkohë në golin e dytë që Greca ka shënuar ndaj Gjilanit gjatë ditës së sotme, “Indeksionline” raporton se futbolli ka shkuar për të festuar para syve të Mezanit në shenjë “hakmarrje”, duke nxehur gjakrat mes ekipeve. /Sport Ekspres/