Barazimi në Rrogozhinë, natyrisht që ka sjellë optimizëm në radhët e skuadrës pukjane. Ditmir Beci, mbrojtësi titullar dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës pukjane, në 3 sezonet e fundit, në një prononcim për “Sport Ekspres”, ka pohuar: “E kishim vlerësuar shumë ndeshjen me Egnatian dhe këtë e kemi shprehur dhe në deklaratat tona në media para ndeshjes. Egnatia ka një ekip shumë cilësor dhe unë s’e vë në dyshim që do të jetë një nga rivalët kryesorë në Grupin A për Superioren. Ne morëm një pikë, madje në disa momente kemi guxuar edhe për ta fituar ndeshjen. Fakti që skuadra është plotësuar, pasi janë rikthyer edhe disa kualitete që kanë qenë të dëmtuar. Këta të fundit e kanë bërë edhe më solid Tërbunin. Tashmë, na pret një ndeshje e
vështirë me Besëlidhjen në fushën tonë. Besoj shumë se do të fitojmë, pasi do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve tanë të cilëve në emër të skuadrës u shpreh mirënjohje”, – ka pohuar Ditmir Beci, mbrojtësi shtatlartë i skuadrës së Tërbunit.
Gani Pema