Bayern Munchen fitoi 8-1, te Leverkusen nuk shqetësohen më për gjigandin e Bundesligës: Gjysma e lojtarëve nuk e dinte fare sa kishte dalë rezultati

Bayer Leverkusen po nxiton drejt titullit të parë të kampionatit gjerman në histori. Nëntë javë para fundit, ata kanë 10 pikë epërsi nga Bayern Munich. Por te ekipi i Leverkusen, nuk po e ndjekin më Bayernin dhe rezultatet që këta të fundit po marrin.

Së fundmi, bavarezët fituan me shifrat 8-1. Por portieri i Leverkusen, Lukas Hradecky, theksoi se askujt në skuadrën e tij nuk i intereson se çfarë bën kundërshtari dhe janë fokusuar vetëm te vetja. “A e kemi ndier presionin pas fitores 8-1 të Bayern? Gjysma prej nesh nuk e dinin as rezultatin e asaj ndeshje. Djemtë vijnë bëjnë një punë të shkëlqyer, shkojnë në shtëpi dhe shijojnë jetën. Askush nuk shqetësohet se çfarë ndodh në ndeshjet e klubeve të tjera”, tha Hradecky. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online