Bayern Munchen e gjen zëvendësuesin e Lewandowski te një 17-vjeçar, i treti që ka kushtuar më shumë në histori pas Alexandre Pato dhe Bellingham

Mathys Tel ka finalizuar kalimin e tij përfundimtar nga Stade Rennais te Bayern Munich. Përfaqësuesit e skuadrës nga Allianz Arena nuk gjetën një mënyrë efektive për ta bindur Robert Lewandowskin që të pjesë e tyre dhe në fund ranë dakord me kushtet e propozuara nga Barcelona.  Si pasojë, “bavarezët”  mbetën pa një lojtar të vlefshëm në vijën e sulmit.

Për këtë arsye, në media kishte shumë kandidatë të ndryshëm që mund të mbushnin boshllëkun në listën e drejtuar nga Julian Nagelsmann. Në fund, Bayern Munich zgjodhi një investim afatgjatë dhe arriti tek 17-vjeçari Mathys Tel nga Stade Rennais. Tel është lojtari i tretë që ka kushtuar më shumë në historinë e futbollist sa i përket 17 vjecarëve, teksa Bellingham kushtoi 25 milionë euro dhe Alexandre Pato rreth 24 milionë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *