Batutat/ Gjici sheh Flamurtarin fitues në Korçë, Idrizi: Penalltitë nuk do ndalen!

Në teori do bëhej “nami”, por zgjedhjet e djeshme për kreun e FSHF-së në Durrës kaluan në qetësi të plotë, pavarësisht se masat e sigurisë ishin të jashtëzakonshme dhe ishte e pamundur që të hyje në sallën e zgjedhjeve pa akreditim dhe pa kaluar në disa kontrolle të kujdesshme të kompanisë që merrej me sigurinë, “BBS Security”, që ishte në lartësinë e duhur në çdo drejtim. Si para procesit zgjedhor, ashtu edhe pas tij, nuk kanë munguar humori dhe batutat, aq sa të bënte përshtypje Sinan Idrizi, në formë të shkëlqyer dhe i qeshur me të gjithë, përfshirë Armand Dukën, të cilin e takoi dhe shkëmbeu disa batuta.

Pas shpalljes së Dukës si president i ri, disa nga presidentët më të fuqishëm të Superiores u ndalën në barin jashtë sallës së votimit: kryesuesi Ardjan Takaj, rivali për titull Sinan Idrizi, kampioni në fuqi Safet Gjici. Ky i fundit dhuron spektakël, si gjithnjë, me batutat e tij, që në fakt i thotë me seriozitet, por i bën të tjerët të mos i ndalin të qeshurat. Shumë minuta diskutime e batuta, ku spikat ajo e Gjicit: “Keni për ta parë, Flamurtari fiton në Korçë të premten, këtu do jemi!”.

Shpërthen në të qeshura Ardjan Takaj, i cili nuk replikon, por ndërkohë grupit i bashkohet edhe Naim Qarri. Presidenti i Kamzës është një shfaqje më vete, sepse fillimisht replikon me Gjicin, duke e “kërcënuar” se do ta mundë brenda në Kukës të shtunën, ndërsa më pas bën një deklaratë të fortë, që Gjici kujtoi se ishte për të. “Nuk ke për të më mundur fare, harroje. Katër pikë do të të marr deri në fund të sezonit, ke për parë! Jo Safet, nuk e kam me ty ore. E kam me Takajn, 4 pikë në dy ndeshje do t’i marr, nuk do të më mundë asnjëherë këtë sezon!”. Sërish të qeshura pa fund, ndërsa ka pasur ngacmime edhe për Sinan Idrizin, për penalltitë pa fund që i janë dhënë kundër Flamurtarit këtë sezon, por edhe për penalltinë e diskutueshme që iu dha Flamurtarit kundër Partizanit.

Idrizi: Penalltitë nuk do ndalen!

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ishte në humor të shkëlqyer dje dhe nuk e prishi fare terezinë pas rezultatit të votimeve, që pa sërish fitues Armand Dukën, “armikun” e tij të madh prej kohësh. Me presidentin e FSHF-së Idrizi shkëmbeu edhe disa batuta me humor, aq sa nuk dukej ndonjë shenjë mërie mes tyre dhe akuzat ishin harruar, ndërsa pas përfundimit të votimit Idrizi nuk ka pranuar të lëshojë intervistë, por e ka lëshuar gjithsesi një batutë nga të tijat: “Intervistë? Jo, nuk kam ç’të them sot. Natyrisht, unë do të vazhdoj luftën time, nuk dorëzohem. Do të ketë sërish penallti. Unë do të gjuaj penallti ndaj Federatës, ajo do të vazhdojë të më japë penallti kundër në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online