Batuta e Patrik Bardhit: Nëse nuk fitonte Argjentina, ndoshta nuk do vija në emision…

Patrik Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022” që transmetohet në “RTV Ora”. Lojtari i Dinamos është mbështetës i flaktë i Argjentinës dhe këtë e ka treguar me një batutë.

“Po flisja pak me Drilonin dhe me batutë i thashë se nëse nuk fiton Argjentina, nuk e di nëse do isha gati për emisionin.

E nisëm keq, por fatmirësisht e kemi marrë situatën në kontroll. Besoj se është mirë për të gjithë tifozët që të shohim pak Lionel Mesi akoma”, tha Bardhi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *