Batuta e legjendës së Anglisë: Po të ishte bari më i gjatë në Shqipër, nuk do shikonim dot Sterling

Dueli mes Shqipërisë dhe Anglisë ka qenë në vëmendjen edhe të personaliteteve të njohura të futbollit. Padyshim që në ishull e kanë ndjekur me interes fitoren e sotme të “tre luanëve“, nga ku nuk mungojnë as batutat.

Anglezët njihen për humorin e tyre dhe Gary Lineker nuk e kursen aspak ironinë në rrjetin e tij social. Legjenda e Kombëtares së Anglisë përdor llogarinë e tij në “Tëitter“ për të bërë humor me lojtarin e Manchester City-t, Raheem Sterling.

“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Sterling”, shkruan Gary Lineker, i cili ironizon sulmuesin për shtatin e tij të shkurtës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

2 thoughts on “Batuta e legjendës së Anglisë: Po të ishte bari më i gjatë në Shqipër, nuk do shikonim dot Sterling

  1. Na e ka ngop dhe ne kunjin qe sdim me kosit barin. Patjeter qe batuten me sterling do e bente se eshte me i shkurti nga anglezet. Sdo ishte batute te thosbte sdo shifnim dot Kane.

  2. Po batute e forte eshte por nuk i njihkeni Anglezet. Batuta ka si teme kryesore faktin qe keta tanet per te penguar lojen e shpejte te anglezeve e lane barin e fushes me te gjate se normalisht. Problemi eshte se nga bari i gjate po ankoheshin edhe lojtaret tane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *