Kur një legjendë si Leo Mesi është në krizë dhe sulmohet nga të gjithë për rendimentin e dobët tek Argjentina, askush më mirë se legjendat e Argjentinës nuk mund të flasin për vështirësitë e të luajturit në kombëtare dhe për presionin që ekziston aty.
Ashtu si Diego Maradona, edhe Gabriel Batistuta del kundër rrymës, duke mos akuzuar Mesin për hallet e Argjentinës.
“Natyrisht do doja të shihja një Botëror ndryshe, por nuk ka mbaruar ende, të shohim, në futboll nuk i dihet. Ekziston ende një mundësi”.
“A do t’i jepja ndonjë këshillë Mesit? Çfarë mund t’i them lojtarit më të mirë në histori? Leo është i madh, kritikat ndaj tij nuk kanë kuptim”.