Flamurtarin e pret një transfertë e vështirë nesër. Kuqezinjtë do të luajnë në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas, që është në kërkim të pikëve për të siguruar qëndrimin në Superiore.
Mungesa e Danilo Alvesh dhe largimi i Tomislav Bushiç ka detyruar trajnerin Daja të spostojë Idriz Bathën në majën e sulmit. 26-vjeçari ka folur për ndeshjen e radhës për “Supersport”, ndërsa bën thirrje për një arbitrim të mirë nga tani e tutje. Sa i përket krizës financiare të klubit dhe pagave të pamarra, Batha heziton të përgjigjet dhe fokusohet vetëm te ndeshja e së dielës.
LUFTËTARI – “Do të jetë një ndeshje për ne dhe këtë e kemi të qartë. Luftëtari kërkon të marrë maksimumin nga kjo ndeshje, por këtë gjë duam dhe ne. Mendoj se kjo ndeshje nuk ka lidhje me atë të fazës së parë, ku fituam 0-1. Të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë nga ajo përballje.”
THIRRJA – “Ne shpresojmë që arbitrat të jenë sa më pak protagonistë në vazhdim. Sa i përket pagave tona, ne futbollistët mendojmë vetëm për atë që duhet të japim në fushën e blertë.”