Bate Borisov e ka nisur udhëtimin e saj drejt Shqipërisë. Në datën 11 korrik, bjellorusët do të luajnë kundër Partizanit në Air Albania, ndërsa në 18 korrik është ndeshja e kthimit. Sipas njoftimit të klubit, lojtarët e Bate Borisov kanë udhëtuar me autobus deri në Riga të Letonisë.
Më pas është fluturimi nga Riga nëpërmjet Frankfurtit për të mbërritur në Tiranë. Sa i përket ndeshjes së kthimit, ajo do të zhvillohet në Hungari pasi ekipet bjelloruse janë të dënuara nga UEFA për përfshirjen në luftën e Ukrainës. /Sport Ekspres/