Një kampionat i çmendur ishte ai në Suedi, për të mos thënë më dramatiku në Europë. Tre ekipe ishin duke luftuar në javën e fundit, por Djuargden me Astrit Hajdarin arritën që të fitonin titullin. Barazimi me rezultatin 2-2 ndaj Norrkoping, ishte pika e mjaftueshme për të nisur festën.
Në ekstazë dhe mbreti i festës ishte padyshim mesfushori shqiptar. Në kohën e Panuçit u thërrit edhe nga Kombëtarja, kur asokohe luante me AEK-un. Madje do të shihej si mesfushori i së ardhmes dhe me potencial të madh te Shqipëria.
Deklarata e fundit e këtij lojtari pas fitimit të titullit kampion, i ngjason fjalëve të Ibrahimoviç, me mungesën e madhe të modestisë: “Më blini mua, blini Astritin dhe do të bëheni kampion”, thotë duke qeshur Hajdari, pasi edhe kur ishte në Greqi me AEK arriti të fitonte titullin.
“Unë kam 17 të nxira në kurriz tani nga festa që u bë me tifozët, kjo është e gjitha. Festa pastaj u spostua edhe në dhomat e zhveshjes, pasi ishte mundimi i një viti që u pagua”, ka mbyllur Hajdari. /Sport Ekspres/