Bastet që tejkalojnë fantazinë, tani vendoset lloto me rastet e COVID-19 në shtete

Kumari është një nga veset më të këqija prej të cilit është tepër e vështirë të heqësh dorë dhe me këtë fakt bien dakort të gjithë. Megjithëse aktivitetet sportive dhe kazinotë janë të mbylluara për shkak të masave të izolimit për të parandaluar përhapjen masive të Covid-19, bastexhinjtë e kanë gjetur mënyrën për të kënaqur nevojën e tyre. Nga sporti tani bastet kanë nisur të vihen me vetë pandeminë Koronavirus. Media nga Singapori “The New Paper” bën me dije se të paktën 5 site ushtrojnë aktivitete të jashtëligjshme të bastvënies.

Shifrat e njerëzve të infektuar me Covid-19 janë shqetësuese, por për të varurit pas basteve janë thjesht një numër që mund të përdoret për të shuar etjen e tyre të ndaj këtij vesi si dhe një mënyrë e mirë për të bërë para. Sa do të jetë numri i të prekurve me virusin famëkeq, a do të jetë ky numër më i vogël apo më i lartë se një ditë më parë janë vetëm disa prej asaj se çfarë kuotohet online dhe luhet më pas nga bastvënësit. E çuditshme por e vertetë, fantazia është tejkaluar. Megjithëse ndali jetën ashtu siç ne e njohim, Koronavirusi nuk ia doli të ndalte varësinë nga kumari. Me sa duket ky i fundit është një virus akoma më i frikshëm se Covid-19 dhe vaksina për të nuk do të gjendet kurrë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online