Bashkëpunimit mes Ronlados dhe Mendesit i ka ardhur fundi. 20 vite përkrahë njëri-tjetrit, duke shijuar paratë e mëdha dhe sukseset e shumta me Manchester United-in, Realin e Madridit dhe Juventusin. Por çdo gjë në këtë botë e ka një fund. Ronaldo vendosi të largojë nga detyra menaxherin e tij.
Mendes ishte ai i cili nuk arriti t’i sigurojë një kontratë të re në verë dhe e bindi të provonte kartat me Ten Hagun. Situata e Ronaldos te “djajtë e kuq“ u përkeqësua me trajnerin holandez dhe 5 herë fituesi i Topit të Artë vendosi të flasë hapur në një intervistë me Piers Morganin.
Pikërisht këtu lindi edhe thyerja e pandreqshme. Mendes ishte kundër këtij veprimi, por Ronaldo nuk e dëgjoi, duke bërë që palët të ndajnë rrugët. Për herë të parë në karrierën e tij ylli portugez firmos një kontratë pa Jorge Mendesin përkrahë. Tashmëë është Ricardo Regufe krahu i tij i djathtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/