Bashkëpunim me Kroacinë për moshat, Mustedanagiç takon Davor Shuker

Xhemal Mustedanagiç u gradua kohë më parë drejtor teknik i ekipeve kombëtare dhe tashmë boshnjaku po punon për hartimin e një strategjie për zhvillimin e skuadrave të moshave. Në të shkuarën ai ka pasur eksperienca të rëndësishme në Kroaci, duke qenë drejtuesit i Shkollën e Futbollit të Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu ka drejtuar të rinjtë e gjigantit kroat, si dhe Kroacinë U19.

Nën kujdesin e tij janë zhvilluar emra të mëdhenj të futbollit, ku spikat fituesi i “Topit të Artë”, Luka Modriç, por edhe futbollistë si Eduardo Da Silva, Vedran Korluka e Niko Krajnçar. Në Shqipëri ndodhet prej vitesh, teksa në vitin 2010 ishte ndihmës i Josip Kuzhe. Ai drejtoi kombëtaren tonë përkohësisht pas largimit të Kuzhe. Mustedanagiç ka drejtuar Shqipërinë U17, që e la së fundmi pas “gradimit” si drejtor.

BASHKËPUNIMI ME KROACINË – Ballkanasit u shpallën nënkampionë bote së fundmi dhe sigurisht ky rezultat tregon punën e mirë ndër vite që bëhet në Kroaci. Moshat janë në fokusin e klubeve dhe të Federatës Kroate të Futbollit.

Mustedanagiç së fundmi ka ndërmarrë edhe një nismë për të bashkëpunuar, teksa ka pasur edhe një takimin me Davor Shuker. Ish-sulmuesi drejton federatën kroate dhe drejtori teknik i kombëtareve tona, në takimin e bërë ka folur për një bashkëpunim në sektorin e kombëtareve të moshave, si dhe për zhvillimin e miqësoreve mes kombëtareve të të gjitha moshave, nga U21 deri te U15.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *