Marash Kumbulla bëri një kalim të madh në radhët e Romës verën e shkuar, pas shkëlqimit që pati me fanellën e Hellas Veronës. Verdhekuqtë e afruan me huazim me detyrim blerje, ndërsa në total operacioni i këtij transferimi do të kapte shifrën e 27 milionë eurove, aq sa edhe vlera që mbart tani në treg.
Një shumë kjo që e rendit mbrojtësin shqiptar në listën e 30 lojtarëve të huazuar më të shtrenjtë në Europë. Futbollisti i Kombëtares kuqezi renditet i 10-i, ndërsa bashkë me të përfshihen edhe emra të njohur si Alvaro Morata apo edhe Frederiko Kieza të Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lista me 10 lojtarët më të shtrenjtë të huazuar:
10. Marash Kumbulla- Në huazim nga Verona për 3 milionë euro (e drejtë blerje për 22 milionë euro plus 3.5 milionë të tjera bonus). Vlera aktuale në treg i shkon 27 milionë euro.
9. Lukas Torreira- I huazuar falas nga Arsenali te Atletiko Madrid. Vlera aktuale në treg është 28 milionë euro.
8. Timu Bakajoko- Në huazim për 2 milionë euro nga Çelsi drejt Napolit. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.
7. Musa Dembele- Në huazim nga Lioni drejt Atletiko Madridit për 1.5 milionë. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.
6. Moise Kin- Ne huazim falas nga Evertoni drejt PSG-së. Vlera aktuale në treg: 30 milionë euro.
5. Dani Sebajos- I huazuar falas nga Reali i Madridit te Arsenali. Vlera aktuale në treg: 32 milionë euro.
4. Mateo Guenduzi- Në huazim nga Arsenali drejt Hertës së Berlinit për 1 milionë. Vlera aktuale në treg është 32 milionë euro.
3. Sandro Tonali- Në huazim nga Breshia drejt Milanit për 10 milionë (e drejta e blerjes për 15 milionë euro plus 10 të tjera bonus). Vlera aktuale në treg: 32 milionë euro.
2. Federiko Kieza- Në huazim nga Fiorentina drejt Juventusit për 10 milionë (me detyrim blerje për 40 milionë plus 10 të tjera bonus). Vlera aktuale në treg: 48 milionë euro.
1. Alvaro Morata- Në huazim nga Atletiko Madridi te Juventusi për 10 milionë (e drejta e blerjes për 45 milionë euro ose rinovim huazimi për 10 milionë dhe blerje për 35 milionë euro). Vlera aktuale në treg është 50 milionë euro.