Empoli e Parma janë ngjitur në Serinë A, duke u renditur në dy vendet e para në Serinë B, por ekii i tretë do të duhet të presë pak. Kjo për faktin se ndeshjet play-off janë shtyrë të gjitha dhe kjo për faj të Barit.
Klubi i Migjen Bashës do të përballet me organet disiplinore në Federatën Italiane, për shkak se nuk ka derdhur taksat dhe sigurimet shëndetësore të futbollistëve në kohën e duhur, duke rrezikuar tashmë një penalizim në renditje, çka do të ndryshonte edhe ndeshjet play-off, sepse nëse zbret në renditje, Bari nuk do të jetë në të njëjtat pozita si tani, ku është pritës në turin e parë play-off dhe kualifikohet në rast barazimi.
Liga italiane ka vendosur që ndeshjet play-off të nisin më 3 qershor (vetëm një takim, në fushën e ekipit me renditjen më të mirë), duke vijuar më pas me gjysmëfinalet e 6 dhe 10 qershorit dhe në fund me finalen e madhe (13-16 qershor).