Shqipëria do të luajë një miqësore luksi më 26 mars, teksa do të ketë përballë Kombëtaren e Spanjës. Federata spanjolle ka nxjerrë në shitje biletat për këtë ndeshje, e cila do të zhvillohet në Barcelonë. Kjo është hera e parë pas 18 vitesh që andaluzianët luajnë në këtë qytet, ndërsa stadiumi që do të presë të dy ekipet është ai i Espanjolit.
Për këtë arsye tifozët e këtij klubi do të marrin një trajtim të veçantë. Personat që kanë anëtarësinë e Espanjolit do të mund të sigurojnë të parët një biletë për miqësoren me Shqipërinë. Ata do të mund të blejnë biletën e tyre gjatë javës së parë të daljes në treg.
Keidi Bare do të jetë kështu mes dy zjarresh në 26 mars, teksa nga njëri krahë do të qendrojnë tifozët e klubit ku ai luan, ndërsa në anën tjetër ata kuqezi të kombit të cilin ai përfaqëson./Sport Ekspres/