Është e rrallë të shohësh Barcelonën të mos shënojë në Camp Nou, edhe më e rrallë që katalanët të mos gjuajnë asnjë herë në portë në 45 minutat e para.
Sot Getafe e bëri zap skuadrën me të fortë në Spanjë, me një paraqitje perfekte, mbrojtje solide e qetësi maksimale. Barazim 0-0, i merituar.
Ia bëri hyzmetin edhe Barcelona, që luajti ngadalë, pa ushtruar presionin e zakonshem dhe pa sforcuar, a thua se kampionati është në xhep.
Në fakt, sot Atletiko është – 7, shumë, por jo dhe aq shumë, sepse po afron Champions League.
Mesi luajti ndeshjen numër 300 në Camp Nou, nuk e festoi dot, por gjithsesi festa e vërtetë duhet të vijë në Champions, sepse titulli në Spanjë duket çështje kohe.