Barcelona vazhdon me planin e rimëkëmbjes, arrihet marrëveshja me Memphis Depay

Barcelona mesa duket po bën gjithçka për të mbajtur Messin në Barcelonë më shumë se 1 vit, pavarësisht dëshirës së lojtarit për tu larguar nga katalanasit. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është që drejtuesit e Barcelonës t’i ofrojnë argjentinasit një ekip cilësor dhe mesa duket janë duke arritur më së miri.

Pas Wijnaldum të Liverpulit është arritur edhe marrëveshja me Memphis Depay, i cili është shprehur i gatshëm për t’u transferuar tek katalanasit, duke vazhduar kështu planin për rimëkëmbjen e ekipit. Megjithatë sipas gazetarit italian të dedikuar për sektorin e transferimeve, Di Marzio, bisedimet mes Barcelonës dhe Lyonit do të vazhdojnë deri në momentin që të arrihet një dakordësi e plotë mbi vlerën e kartonit të lojtarit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *