Barcelona të shet me emër/ Nuk kanë luajtur asnjë ndeshje, shumë ekipe në Europë duan këta 3 lojtarë

Nga Klaudio Ndreca

Barcelona i shet futbollistët e saj vetëm me emër, nuk është e nevojshme që patjetër të luhet me fanellën e katalanasve. Nëse këta të fundit i besojnë dhe blejnë kartonin e një futbollisti, atëherë patjetër që flitet për elemente që bëjnë diferencën në tregun europian.

Nuk mund të përkëthehet ndryshe fakti që shumë skuadra europiane janë në garë për të marrë tre lojtarë që i zotëron Barcelona, por që ende nuk kanë luajtur me ekipin e parë. Këtu bëhet fjalë për talente si Trincao, Pedri dhe Emerson. Braga kërkon që të blejë përfundmisht kartonin e Trincaos për 31 milionë euro, por katalanasit nuk heqin lehtë dorë nga portugezi, ndërsa për të kishin fituar betejën me Juventusin dhe Arsenalin.

Ndërkohë 17-vjeçari Pedri konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të Barcelonës dhe me shumë mundësi do të lihet sërish në huazim, megjithëse ka shumë skuadra spanjolle që duan të blejnë, pa harruar edhe Ajaksin. Sa i përket rastit të Emerson, Barcelona e bleu nga Atletico Miniero dhe e kaloi menjëherë në huazim te Betisi për dy vite. Tashmë për këtë mbrojtës po garojnë ekipe si Interi dhe Totenhemi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online