Barcelona si “Mbreti Mida”, miliona nga turqit për… fanellat stërvitore!

Lajm i pabesueshëm nga Spanja: Barcelona do të fitojë miliona euro nga një sponsor që kërkon të vendosë emrin në… fanellën stërvitore!

Firma e njohur turke e elektroshtëpiakeve Beko ka arritur marrëveshjen me gjigantin katalan për një kontratë trevjeçare, ku do të paguajë 57 milionë euro në total, vetëm e vetëm që Barcelona të stërvitet duke pasur logon Beko në shpinë.

Deri në vitin 2006 Barcelona nuk kishte fare sponsor, një zgjedhje e klubit për të mos u përfshirë në botën e marketingut dhe reklamave, por më pas pak erdhi hapja e kufijve dhe tashmë Barça është kthyer në një makinë parash. Nike e Raketën janë sponsorët kryesorë, por Beko prej vitit 2014 ka vendosur emrin e vet në mëngët e fanellës së Barcelonës dhe gjithashtu në fanellat stërvitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *