Barcelona prenoton talentin e Gremios, 5 muaj kohë për t’u menduar

Ashtu si flitej prej kohësh, mesfushori i Gremios, Artur, është i Barcelonës, por me kusht.

Klubi katalan ka mbyllur marrëveshjen me Gremion, për transferimin e talentit brazilian në Spanjë, por me një klauzolë.

Deri në korrik Artur do të luajë me Gremion, ndërsa në korrik Barcelona do të jetë e detyruar të vendosë: ose e blen 21-vjeçarin për 30 milionë euro, plus 9 milionë euro bonuse, ose Gremio e shet ku të dëshirojë.

Vitin e shkuar Artur shpërtheu në Brazil, duke u bërë lojtar kyç të Gremios dhe duke u grumbulluar me Brazilin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *