Muaji janar me shumë mundësi do e gjejë Adnan Januzajn në një tjetër skuadër. Futbollisti shqiptar ka spikatur në radhët e Real Sociedadit, duke tërhequr kështu vëmendjen e skuadrave të tjera. Barcelona është një nga ekipet që kërkon ta afrojë 26-vjeçarin në organikën e saj, duke marrë shkas edhe nga çmimi i ulët i kartonit të tij, që duket i leverdishëm për krizën ekonomike në të cilën ndodhen katalanasit.
Por gjiganti i La Ligas nuk është i vetmi në garë për shërbimet e Januzajt. Sipas raportimeve nga mediat angleze, edhe West Ham-i është vënë në lëvizje për ta rikthyer lojtarin në Premier League. Megjithatë fjalën e fundit do e thotë vetë Januzaj, që ka një muaj kohë për të zgjidhur dilemat e të ardhmes së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/